Një mënyrë e re për të naviguar

në të drejtën Shqiptare

NORMA.al është platforma më e avancuar juridike në Shqipëri, e krijuar për t'i dhënë çdo përdoruesi akses të menjëhershëm në legjislacion të përditësuar, jurisprudencë dhe mjete inteligjente për orientim juridik. Me organizim profesional të akteve ligjore, pasqyrim të qartë të ndryshimeve, njoftim në kohë reale të ndryshimeve, bibliotekë personale, mundësi shënimesh dhe modele dokumentesh të gatshme, platforma ofron një ekosistem të plotë për juristë, studentë, administratë publike, biznese dhe individë që kërkojnë saktësi, efikasitet dhe besueshmëri në çdo hap. NORMA.al e bën të lehtë gjetjen, kuptimin dhe përdorimin e ligjit. Gjithçka në një vend të vetëm, të strukturuar dhe të aksesueshëm.

Norma - Kërko Akt

Rreth Nesh

NORMA.al lindi nga një nevojë shumë praktike: thjeshtimi i punës së përditshme me legjislacionin. Fillimisht, gjithçka nisi si një bibliotekë elektronike personale, ku aktet shkarkoheshin, organizoheshin dhe shoqëroheshin me shënime për t'i bërë më të lehta kërkimet dhe interpretimin. Ky proces solli një efikasitet të jashtëzakonshëm, gjetja e normës së duhur u bë më e shpejtë, më e qartë dhe më e saktë. Ajo që nisi si një zgjidhje individuale, u shndërrua natyrshëm në idenë për të krijuar një platformë që t'u ofrojë të njëjtën lehtësi dhe qartësi të gjithë profesionistëve që punojnë me ligjin.

Sot, NORMA.al është një platformë juridike e ndërtuar për të organizuar, përpunuar dhe pasqyruar legjislacionin shqiptar në mënyrën më moderne dhe të aksesueshme. Ne besojmë se informacioni juridik duhet të jetë i strukturuar, i përditësuar dhe i lehtë për t'u përdorur, jo një pengesë, por një mjet që fuqizon profesionistët, bizneset dhe qytetarët.

Vizioni ynë është të krijojmë ekosistemin më të plotë juridik në Shqipëri: një hapësirë ku ligjet, aktet nënligjore, jurisprudenca, modelet e dokumenteve dhe mjetet inteligjente bashkohen për të ofruar qartësi, saktësi dhe efikasitet. NORMA.al synon të bëhet partneri i përditshëm i çdo juristi, administratori, studenti apo profesionisti që kërkon të punojë me ligjin në mënyrë të zgjuar dhe të organizuar.

Shërbimet

Organizimi i akteve ligjore

Strukturim profesional i akteve ligjore dhe ndërlidhja e tyre me aktet nënligjore përkatëse.

Pasqyrimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim në aktet ligjore dhe nënligjore shfaqet në mënyrë të dukshme me ngjyra, duke i dhënë përdoruesit një pamje të saktë të versioneve të reja dhe të vjetra.

Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë

Përditësim i akteve ligjore me jurisprudencën unifikuese, njësuese dhe ndryshuese të Gjykatës së Lartë.

Vendimet e Gjykatave

Akses i plotë në vendimet unifikuese, njësuese dhe ndryshuese të Gjykatës së Lartë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për çështjet kundër Shqipërisë.

Njoftime në kohë reale

Sinjalizim të menjëhershme për çdo ndryshim në aktet ligjore dhe për vendimet e fundit të Gjykatave.

Asistencë me inteligjencë artificiale

Informacion juridik, të bazuar në legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të përditësuara nga Asistenti Ligjor AI. Çdo përgjigje është e gjurmueshme deri tek burimi ligjor.

Bibliotekë Elektronike Personale

Hapësirë e dedikuar për të ruajtur, lexuar dhe organizuar aktet juridike sipas interesave si dhe mundësia për të ngarkuar dokumente të tjera në bibliotekën personale.

Shënime dhe Komentime

Bëni shënime, komente dhe analiza mbi aktet ligjore dhe vendimet.

Modele Aktesh

Modele të gatshme aktesh proceduriale gjyqësore, administrative dhe kontrata apo dokumente të tjerë juridik (deklarata, marrëveshje, akt themelimi, statute, prokura të standardizuara, etj.), të përgatitura nga Avokatë dhe Juristë, të cilat janë të gatshme për t'u përdorur në praktika të ndryshme juridike dhe administrative.

Akte ligjore para vitit 1990

Strukturim profesional i akteve ligjore para vitit 1990 dhe ndërlidhja e tyre për të ruajtur koherencën.

NORMA.al

Shkarko Aplikacionin

Akseso legjislacionin shqiptar kudo dhe kurdo.

* Aplikacioni celular është ende në zhvillim. Ndërkohë, platforma web punon plotësisht.

Legjislacioni Kombëtar

Burime zyrtare të sistemeve ligjore të Republikës së Shqipërisë

Projektakte - Konsultim publik

Regjistri elektronik

Projektakte - Miratim në parlament

Kuvendi i Shqipërisë

E-legjislacioni

Kuvendi i Shqipërisë

Fletorja Zyrtare

Qendra e Botimeve Zyrtare

Vendime - Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë

Vendime - Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Legjislacioni Ndërkombëtar

BE dhe vende të tjera

Legjislacioni Ndërkombëtar

Burime zyrtare të sistemeve ligjore të vendeve Evropiane

Bashkimi Evropian

1

Evropa Perëndimore

11

Evropa Jugore

6

Skandinavia & Veriu

5

Vendet Baltike

3

Evropa Qendrore & Lindore

9

Ballkani Perëndimor

7

Tjera

1