Shërbimet

Organizimi i akteve ligjore

Strukturim profesional i akteve ligjore dhe ndërlidhja e tyre me aktet nënligjore përkatëse.

Pasqyrimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim në aktet ligjore dhe nënligjore shfaqet në mënyrë të dukshme me ngjyra, duke i dhënë përdoruesit një pamje të saktë të versioneve të reja dhe të vjetra.

Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë

Përditësim i akteve ligjore me jurisprudencën unifikuese, njësuese dhe ndryshuese të Gjykatës së Lartë.

Vendimet e Gjykatave

Akses i plotë në vendimet unifikuese, njësuese dhe ndryshuese të Gjykatës së Lartë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për çështjet kundër Shqipërisë.

Njoftime në kohë reale

Sinjalizim të menjëhershme për çdo ndryshim në aktet ligjore dhe për vendimet e fundit të Gjykatave.

Asistencë me AI

Informacion juridik, të bazuar në legjislacionin në fuqi dhe aktet nënligjore të përditësuara. Çdo engjëll deri e garancionin derisa kushti ligjit.

Bibliotekë Elektronike Personale

Hapësirë e dedikuar për të ruajtur, lexuar dhe organizuar aktet juridike sipas interesave si dhe mundësia për të ngarkuar dokumente të tjera në bibliotekën personale.

Shënime dhe Komentime

Bëni shënime, komente dhe analiza mbi aktet ligjore dhe vendimet.

Modele Aktesh

Modele të gatshme aktesh proceduriale gjyqësore, administrative dhe kontrata apo dokumente të tjerë juridik si përshembull deklarata, marrëveshje, akt themelimi, statute, prokura të standardizuara, etj., të gatshme për t'u përdorur në praktika të ndryshme juridike dhe administrative.

Akte ligjore para vitit 1990

Strukturim profesional i akteve ligjore para vitit 1990 dhe ndërlidhja e tyre.